BallinaFoto LajmMë 16 korrik vendimi për mocionin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Më 16 korrik vendimi për mocionin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

-

Trupi gjykues në çështjen ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, ka caktuar datën 16 korrik 2025 për ta bërë publik vendimin e tyre në lidhje me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të rrëzuar pjesë të caktuara të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja e kishte dorëzuar këtë mocion më 12 qershor, ndërsa kundërpërgjigja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka shkuar në adresë të Gjykatës më 7 korrik. Seanca për vendimin më të rëndësishëm pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe dëshmitarëve nga Prokuroria, do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit javën që vjen dhe pritet që gjatë ditës të vazhdohet tutje me procesin, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve ekspertë të Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Akademik Anastas Angjeli merr pjesë në konferencën e parë “Dialogues4Peace” në...

0
Akademik Anastas Angjeli përfaqësoi Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në konferencën e parë ndërkombëtare “Dialogues4Peace”, të zhvilluar në Athinë, në datat 25–27 tetor 2026,...