BallinaAtdheuMinistri Hasani në Dubrovnik: Ballkani Perëndimor, pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike...

Ministri Hasani në Dubrovnik: Ballkani Perëndimor, pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës

-

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin e Dubrovnikut 2025, përcolli një mesazh të qartë: Ballkani Perëndimor nuk mund të trajtohet më si periferia e kontinentit, por është një pjesë thelbësore e së ardhmes strategjike të Evropës.

Në prani të përfaqësuesve të lartë nga rajoni, Evropa dhe më gjerë – përfshirë SHBA-në, Gjirin, Brazilin dhe Afrikën – ministri Hasani theksoi se në kohë pasigurie dhe rivalitetesh gjeopolitike, besimi, transparenca dhe transformimi nuk janë zgjedhje, por domosdoshmëri.

“Shqipëria nuk është një konsumatore e sigurisë, është kontribuese. Nuk presim, po ecim përpara,” theksoi Hasani, duke nënvizuar rolin aktiv të vendit në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Ministri shtjelloi më tej përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke vënë në dukje se vendi ka hapur tashmë katër grup-kapituj negociues, përfshirë kapitujt themelorë dhe tregun e brendshëm. Ai ritheksoi se rruga drejt BE-së është strategjike, e pakthyeshme dhe e mbështetur në reforma të qëndrueshme.

Gjatë fjalës së tij, Hasani paralajmëroi se vonesat në procesin e zgjerimit krijojnë boshllëqe që shfrytëzohen lehtësisht nga aktorë autoritarë. Në këtë kontekst, ai mirëpriti Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor si një mundësi konkrete për të përshpejtuar integrimin.

“Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor. Dhe Ballkani Perëndimor nuk do të jetë i plotë pa një vend të denjë në familjen evropiane,” përfundoi ministri Hasani, duke theksuar rëndësinë reciproke të integrimit, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ish-presidentja Vjosa Osmani ishte e pranishme në Oxford, për të folur...

0
Në një postim, Osmani tha se pjesëmarrja në këtë diskutim është nder i veçante dhe mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën. “Me nder të...