0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kur diaspora dhe sporti bashkohen në një fushë me zemër kombëtare

Duhet ti lexosh

/ Nga: Florim Useini

Sot, pata kënaqësinë dhe privilegjin të jem pjesë e një ngjarjeje të veçantë sportive, që tejkalon kufijtë e një gare futbolli dhe shndërrohet në simbol të unitetit kombëtar, ky aktivitet u zhvillua në Saint-Louis, Basel – në kufirin Zvicër–Francë.

Së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bernë, z. Rexhep Demiri, sekretarin e dytë të Ambasadës së Kosovës në Bern z. Gjenis Haxhimehmeti, Shefin e Konsullatës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, Sekretarin e Parë të Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, z. Valon Gashi dhe Drejtorin për Diasporë të Kosovës z. Elis Badalli , morëm pjesë në Turneun për Super Kupën Kosovë–Diasporë, organizuar nga Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ) me kryetar Feti Demoli, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ekipin FC Dardania Basel.

Takuam shumë dashamirë të sportit, bashkëkombas nga trevat tona, aktivistë, veprimtarë të shquar të diasporës, afaristë e miq që e mbajnë gjallë shpirtin shqiptar në çdo cep të botës, si: Kryetarin e Federatës së Kosovës z. Agim Ademi, z. Ragip Xhaka, z. Xhavit Bajraktari, Besim LaciRexhep BerishaBesa Rraqi , Ridvan Murati , Isa Zeqiraj dhe shumë miqë të tjerë.

Faleminderoj kryetarin Demoli që më nderoj me dhuratën e fanelës të UKSHFZ.

Ishte një ditë ku sporti u bë gjuhë bashkimi, ku çdo pasim ishte dorë e shtrirë për vëllazëri, dhe çdo gol – një mall i çliruar për vendlindjen tonë.

SAM24.info

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit