
Nga: Dashnim HEBIBi
Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij z. Rexhep Demiri, po dëshmon çdo ditë se është më shumë sesa një përfaqësues diplomatik – ai është një urë e fortë mes diasporës dhe atdheu
Gjatë një vizite në kompaninë Ecosun në Zvicër, të udhëhequr nga sipërmarrësit e suksesshëm Arben dhe Abdullah Spahiu, ambasadori Demiri u njoh nga afër me punën e tyre në fushën e energjisë së ripërtëritshme. Ky takim nuk ishte vetëm një prezantim, por një hap konkret drejt mundësive reale për investime në Maqedoninë e Veriut.

Ambasadori po motivon me përkushtim afaristët në Zvicër që të kthejnë sytë nga vendlindja – jo vetëm me ndjenja, por me projekte konkrete, investime dhe dije profesionale të fituara në shtetin mik, Zvicrën.
Siç thotë populli, “çdo gur po e rrotullon”, që të jetë sa më afër mërgatës dhe t’i përkrahë ata në çdo hap – qoftë me shërbime konsullore efikase, qoftë me mbështetje në lidhje me projektet e tyre për të investuar në vendin tonë.
Nga shumë bashkatdhetarë në diasporë, ambasadori Demiri cilësohet me të drejtë si një “ministër i jashtëm i mërgatës”, sepse përfaqëson me dinjitet shtetin e tij dhe afron realisht institucionet me njerëzit që nuk e kanë harruar rrënjën.

Nderime për punën tuaj të palodhur, Shkëlqesi – për vizionin, përkushtimin dhe për besimin që po ktheni në veprim! / SAM24.INFO