3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Rama ndan foton fituese të konkursit ‘Wanderlust in Albania 2’

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të titulluar “Vajza me Flamur”, e realizuar nga fotografja shqiptare Soela Zani. Kjo vepër artistike është shpallur fituese në kategorinë “Folklor” të konkursit ndërkombëtar “Wanderlust in Albania 2”.

Në postimin e tij, Rama vlerëson konkursin si një nismë që promovon vlerat shqiptare përmes një gare vizuale ku marrin pjesë fotografë vendas dhe të huaj. “Vajza me flamur’, titullohet fotografia e realizuar nga Soela Zani, një nga fitueset në kategorinë Folklor të konkursit ndërkombëtar ‘Wanderlust in Albania 2’, ku shqiptarë e të huaj promovojnë vlerat tona përmes konkurimit”, shkruan kryeministri.

Konkursi ka për qëllim të prezantojë bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe elementët identitarë të Shqipërisë përmes objektivit të aparatit, duke i dhënë një platformë ndërkombëtare artit të fotografisë shqiptare, njofton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit