3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Takim i Biznes Klubit me përfaqësues të kompanive nga Maqedonia e Veriut pas pjesëmarrjes në GITEX Europe-Berlin

Duhet ti lexosh

Berlin, 21 maj 2025 – Në ambientet e Biznes Klubit, Presidenti Gafar Vejseli, i shoqëruar nga nënkryetarët Dragan Ilievski dhe Seljam Ziberi, priti përfaqësuesit e katër kompanive inovative nga Maqedonia e Veriut që morën pjesë në edicionin evropian të GITEX Europe, një nga ngjarjet më të mëdha globale për teknologjinë dhe startup-et, mbajtur në Berlin.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të kompanive Hoyo Tech, Qodix, Finqup Technology dhe Microtica. Gjatë takimit, palët zhvilluan diskutime të frytshme për mundësitë e bashkëpunimeve të ardhshme në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe ndërkombëtarizimit të bizneseve. Theks i veçantë iu vu rolit të DNMBC-së (Diaspora North Macedonia Business Club) si një urë lidhëse mes kompanive gjermane dhe atyre nga Maqedonia e Veriut.

Presidenti Vejseli prezantoi shkurtimisht misionin, vizionin dhe projektet e DNMBC-së për vitin 2025, duke theksuar rëndësinë e krijimit të urave të qëndrueshme bashkëpunimi mes diasporës dhe komunitetit të biznesit në vendlindje.

Ky takim shënon një hap konkret drejt zgjerimit të rrjeteve ndërkombëtare dhe krijimit të sinergjive të reja që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe digjital të Maqedonisë së Veriut.| DNBMC

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit