0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Konferenca e Mjekëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar mbledh profesionistët më të shquar të diasporës

Duhet ti lexosh

Dje, në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Londër, në bashkëorganizim me Ambasadën e Republikës së Kosovës, u zhvillua Konferenca e Mjekëve Shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar — një ngjarje domethënëse që bashkoi profesionistë të shquar të fushës së mjekësisë nga komuniteti shqiptar në diasporë.

Nën drejtimin e Dr. Leonora Fisnikut dhe Dr. Sara Beqirit, konferenca solli diskutime të thelluara mbi temat më aktuale në neurologji, onkologji, ortopedi, kardiologji, psikiatri dhe mjekësi emergjente. Prezantimet u mbajtën nga mjekë shqiptarë që veprojnë në disa nga institucionet më prestigjioze shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, duke dëshmuar profesionalizmin dhe kontributin e vyer të komunitetit tonë.

Ky takim shërbeu jo vetëm si një forum shkencor, por edhe si një hapësirë për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe nxitje të bashkëpunimeve të ardhshme.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve që kontribuan në këtë ditë të veçantë për mjekësinë shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.

#UKAMS2025 #MjekëtShqiptarë #DiasporaShqiptare

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit