1.6 C
Zurich
Thursday, February 19, 2026
spot_img
spot_img

Takim i veçantë në Konsullatën e Kosovës në Cyrih me koleksionistin Kristian Zefi

EKSKLUZIVE

/ Përgaditi: Dashnim HEBIBI, Zürich /

Zürich, 06 prill 2025 – Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih, sot pati kënaqësinë të mirëpresë z. Kristian Zefi, koleksionist i njohur i artefakteve etnografike shqiptare. Me përkushtim të madh, z. Zefi ka krijuar një koleksion mbresëlënës të objekteve tradicionale – përfshirë veshje popullore, armë dhe vegla muzikore – të cilat paraqesin një dëshmi të gjallë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Gjatë takimit me Shefin e Misionit Diplomatik, z. Vigan Berisha, u diskutua për rëndësinë e këtij koleksioni në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar në diasporë, si dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në funksion të prezantimit të kulturës shqiptare në Zvicër.

- Reklama -

Z. Berisha, përmes këtyre takimeve të rregullta me personalitete të dalluara të mërgatës, po krijon ura të fuqishme lidhjeje dhe besimi.

Me përkushtim, profesionalizëm dhe modesti, ai po i bën bashkatdhetarët të ndihen të vlerësuar dhe të përfshirë, duke kthyer Konsullatën në një hapësirë mikpritëse që i ngjan shtëpisë për secilin prej tyre. Kjo qasje është dëshmi e vlerësimit të kontributit të diasporës dhe përpjekje për një përfaqësim dinjitoz të kulturës dhe interesave tona kombëtare jashtë vendit.

SAM24.info

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme