CYRIH, 14 tetor 2026 – Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih u ka drejtuar një njoftim të rëndësishëm bashkatdhetarëve në Zvicër, lidhur me lirimin nga pagesa e tarifave për aplikimin për pasaportë dhe letërnjoftim. Siç mëson helveticALforum.ch, bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga data 14 tetor 2026, disa kategori të qytetarëve do të përfitojnë nga lirimi i pagesës për aplikimin për këto dokumente. Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim përfshin invalidët e UÇK-së, familjarët e dëshmorëve dhe personave të zhdukur të UÇK-së, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe personat me aftësi të kufizuara dhe personat paraplegjikë e tetraplegjikë.
Më poshtë, njoftimi i plotë i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih:
Njoftimi zyrtar i Konsullatës
Konsullata e Përgjithshme Republikës së Kosovës, ju njofton se bazuar në vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga data 14.10.2026, kategoritë e mëposhtme lirohen nga pagesa e tarifës për aplikim për pasaportë dhe letërnjoftim:
– Invalidët e UÇK-së;
– Anëtarët e ngushtë të familjeve të dëshmorëve dhe të personave të zhdukur të UÇK-së;
– Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës;
– Personat me aftësi të kufizuara, të kategorizuar sipas legjislacionit përkatës në fuqi;
– Personat paraplegjikë;
– Personat tetraplegjikë.
Sqarim: Lirimi nga pagesa vlen për procedurën e rregullt të aplikimit për pasaportë dhe letërnjoftim.
Me respekt,
Konsullata e Pergjithshme e Republikes se Kosoves ne Cyrih, përcjell helveticALforum.ch










