Një nga emrat më të njohur të shkencës shqiptare në arenën ndërkombëtare, Prof. Dr. Veland Ramadani, ka ndarë me lexuesit tanë reflektime personale dhe profesionale në një intervistë ekskluzive, që do të publikohet së shpejti.
“Nuk kam menduar ndonjëherë se do të renditesha në mesin e shkencëtarëve më të mirë në botë, por gjithmonë kam besuar në fuqinë e përkushtimit dhe punës së palodhur.”
I renditur i pari në Maqedoninë e Veriut dhe në mesin e 1500 shkencëtarëve më të mirë globalisht në fushën e Biznesit dhe Menaxhimit, ai flet për rrugëtimin e tij shkencor, rolin e diasporës, sfidat e zhvillimit ekonomik dhe rëndësinë e kërkimit shkencor për të rinjtë.
“Ky sukses nuk është vetëm personal – është fryt i mbështetjes nga familja, kolegët dhe institucionet me të cilat kam bashkëpunuar.”
“Të rinjtë duhet të mos heqin dorë nga kureshtja dhe të kenë guximin të kërkojnë përgjigje për pyetje të mëdha – kjo është rruga drejt dijes me ndikim.”
“Diaspora shqiptare është një thesar i vërtetë – me kapital intelektual, përvojë dhe zemër për vendin.” Qëndroni me ne – intervista e plotë së shpejti në SAM24.info!
Intervistoi: PhD. Dashnim HEBIBI, Zürich