Njoftimi është bërë nga Federata për Kajakim e Kosovës.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se në garën ndërkombëtare të kajakimit / disiplina Sllallom: “56th Ilinden IKAS”, në Shkup, Kosova u përfaqësua me kajakisten Blandine Xhemajli e cila në finale fitoi vendin e dytë”, thuhet në njoftim.
Kajakimi, jo edhe aq i dëgjuar, është një sport ujor që zhvillohet duke përdorur një mjet të quajtur kajak, i cili është një lloj barke e ngushtë dhe e gjatë që lëviz me ndihmën e një veshje me dy lopata, njofton rtk.