0.2 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Anija “Libra” bëhet shqiptare, Rama: Dëshmi e bashkëpunimit dhe miqësisë me Italinë

Duhet ti lexosh

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nënshkruan sot nisjen e bashkëpunimit mes shoqërisë “Fincantier” dhe shoqërisë shqiptare ‘KAYO’ për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale, dhe nënshkrimin e Letrës së Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama theksoi se kjo është dëshmi e të gjithë punëve që po bëhen bashkërisht me Italinë ndërsa shtoi se kjo është “një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie”

Kjo është një dëshmi e të gjithë punëve që po bëjmë bashkë dhe dua t’i siguroj të gjithë që kjo është më shumë se aspekti material, sepse po punojmë për të krijuar një sinergji të rëndësishme dhe për të krijuar bashkë një energji të re, për të ecur përpara dhe për të transformuar dhe thelluar edhe më shumë këtë miqësi dhe marrëdhënie mes dy shteteve. Ti japim mundësi përpjekjeve të reja, dhe është shumë e qartë që duhet të bëjmë ç’është e mundur, nuk ka rëndësi nëse je i vogël apo i madh, por besoj se kjo lidhje me Italinë do të thotë edhe më shumë për punën e bërë bashkë. Dua të falënderoj të gjithë skuadrën. Dua të falënderoj edhe kreun e Ushtrisë italiane për të gjitha dhuratat dhe padyshim për kujtimet e bukura që mora. Është vërtet një kënaqësi dhe shpresoj të jenë të gëzuar me këtë marrëveshje. Ne duhet ta vlerësojmë edhe këtë dhuratë të madhe nga ana e Italisë”, u shpreh Rama.

Nga ana tjetër, ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe theksoi që bashkëpunimi mes kombeve të jetë gjithnjë e më i ngushtë.“Ky moment është i rëndësishëm për ne pasi kjo është dëshmi konkrete e miqësisë e Italisë ndaj Shqipërisë dhe shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tonë të mirë si për sa i përket ushtrisë ashtu dhe çështjeve me karakter ekonomik. Dhurimi i anijes  “Libra”, nuk përbën thjesht një pikë mbërritjeje, por një pikë nisjeje te bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston mes vendeve tona si dhe bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura. Ne jetojmë në kohë të vështira dhe kombet duhet të ndërgjegjësohen dhe duhen të bashkëpunojmë më ngushtë. Prej ditës së sotme, do rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit”, theksoi ministri i Mbrojtjes së Italisë.

Ndërkaq, ministri shqiptar i Mbrojtjes Pirro Vengu theksoi se nënshkrimi i marrëveshjes është tregues mes dy vendeve për të bashkëpunuar në industrinë e mbrojtjes.

Dhurimi i anijes “Libra” tregon bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve. Dhurimi i anijes “Libra” do të kontribuojë në rritjen e kapaciteteve ushtarake të forcës detare shqiptare. Për efektivët e forcës tonë detare, kjo anije do të rikthejë mundësinë e anijeve me kapacitete ushtarake. Memorandumi që u nënshkrua sot, mes këtij kantieri dhe KAYO, është një hap i rëndësishëm për jetësimin e “Pashë Alimanit”, u shpreh Vengu, njofton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit