spot_img
BallinaAtdheuLumir Abdixhiku refuzon ftesën e Albin Kurtit për takim

Lumir Abdixhiku refuzon ftesën e Albin Kurtit për takim

-

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për takim konsultimi rreth formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Në politikë, si në jetë, fjalët kanë peshë. Ato janë pasqyrë e karakterit, e vlerave dhe e qëllimeve. Janë reflektim i momenteve që, kur përsëriten, bëhen bindje – shpesh edhe të pakapërcyeshme. Për ne, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, fjala është përgjegjësi. Është zotim. Është besë. Prandaj, secili – veçanërisht ata me pushtet – duhet të jenë të përgjegjshëm për fjalët që thonë dhe për bindjet që mbjellin”, ka shkruar Abdixhiku në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se LDK u qëndron besnike vendimeve, bindjeve dhe fjalëve të thëna para fushatës, gjatë fushatës dhe pas fushatës, ndaj të gjithëve – njësoj.

“Sepse fjalët kanë peshë! LDK e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pengesë. Prandaj, le ta konstituojmë Kuvendin e Republikës. LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje. Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën. Qëndrimet tona janë të qarta”, ka shtuar tutje Abdixhiku.

Ai ka thënë se kjo përgjigje e qartë le të jetë edhe për të tjerët që së fundi, siç ka thënë, duke marrë peshën që nuk u takon, kanë tentuar t’i tregojnë LDK-së se çfarë duhet të bëjë.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicër: Stuhia e breshrit shkakton dëme prej gati 1 miliard frangash

0
Mbi 100 mijë automjete janë dëmtuar nga breshëri dhe stuhitë e fuqishme që përfshinë disa kantone zvicerane më 28 gusht. Një stuhi e fuqishme breshëri...