Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Kosovë, dy javë kohë për një “qeveri të brishtë”

by administrator
12:23 03/04/25
in Atdheu në objektiv
Qytetarët shprehen të zhgënjyer me gjuhën e përdorur nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore   
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook

Rreth dy javët e mbetura deri te mbajtja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës janë të mjaftueshme që Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të zhvillojë bisedime me subjektet e tjera politike për konstituimin e legjislativit dhe për formimin e qeverisë së re.

Kështu vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike. Por, ata paralajmërojnë se koalicioni qeverisës mund të rezultojë “i brishtë”.

“Besoj që [dy javë] është hapësirë e nevojshme kohe që të zhvillohen diskutime, të paktën për çështjen e kuvendit”, thekson Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Besar Gërgi, hulumtues në Grupin për Studime Ligjore dhe Politike, nuk e cilëson kohën prej dy javësh afat problematik për arritjen e pajtimit për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

“Është problem vullneti politik [i subjekteve politike] dhe pjekurisë politike të tyre”, thekson Gërgi për Radion Evropa e Lirë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën thirri mbledhjen për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që do të mbahet më 15 prill.

Një ditë më pas, ajo tha se deri atëherë “ka kohë të mjaftueshme” për përgatitjet teknike për konstiuimin e Kuvendit të Kosovës.

Konstituimit të plotë të kuvendit, i paraprinë zgjedhja e kryetarit të saj dhe nënkryetarëve, me shumicën e votave të deputetëve.

Kryetari i kuvendit duhet të propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese, në zgjedhjet e 9 shkurtit ka siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Por, ato nuk mjaftojnë për votimin e kryetarit dhe nënkryetarëve të kuvendit, si dhe për formimin e qeverisë, që kërkon të paktën 61 vota.

Sa u përket koalicioneve, LVV-ja ka thënë se preferon ta formojë ekzekutivin me disa nga partitë e komuniteteve joshumicë – të cilat kanë 20 ulëse të garantuara në Kuvendin e Kosovës. Komunitetet pakicë joserbe kanë dhjetë ulëse, ndërsa Lista Serbe ka fituar nëntë nga dhjetë ulëset që i takojnë komunitetit serb.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, të mërkurën ka nisur takimet me parti politike të pakicave, për t’u konsultuar rreth formimit të qeverisë së re të vendit.

Ai është takuar me kryetaren e Partisë së Re Demokratike (NDS) nga komuniteti boshnjak, njëherësh zëvendëskryeministre në detyrë, Emilija Rexhepi, me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi. Gjatë së enjtes, Kurti ka vazhduar takimet me përfaqësues të tjerë të partive joserbe.

Më 30 mars, ai paralajmëroi mundësinë që Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës të formohen brenda një dite.

Pajtimi i mundshëm për krijimin e qeverisë së re

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se, para se 15 prilli të caktohet si datë për seancën konstituive të kuvendit, partitë politike kanë pasur më shumë se një muaj kohë për të biseduar për koalicionet eventuale për formimin e qeverisë së re.

Sipas tij, ato kanë pasur sinjale të qarta që rezultati preliminar zgjedhor nuk do të ndryshojë shumë nga rezultati i certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më 27 mars.

Lëvizja Vetëvendosje, deri më tash ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me tri subjektet e tjera politike, Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe koalicionin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Ndryshe nga LDK-ja dhe AAK-ja, të cilat janë shprehur kundër një koalicioni qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, PDK-ja dhe Nisma Socialdemokrate, nuk kanë vendosur “vija të kuqe” për asnjë parti.

Për më shumë, Nisma, e cila ka siguruar tri ulëse në kuvend, ndryshe nga partnerja e saj në koalicion parazgjedhor – AAK-ja me pesë deputetë – ka lënë të kuptohet se iniciativën për koalicionin e mundshëm me të duhet ta ndërmarrë LVV-ja.

Cakolli, e sheh këtë si mundësi për Lëvizjen Vetëvendosje që bashkë me votat e partive pakicë, të sigurojë 61 vota për formimin e qeverisë së re, menjëherë pas konstituimit të kuvendit.

Me deputetët e Nismës, dhjetë deputetët e pakicave joserbe dhe Rashiqin, LVV-ja do të siguronte 62 vota në kuvend.

Cakolli thotë se ditët në vijim, deri në seancën konstituive të kuvendit, janë të mjaftueshme që të sigurohet një pajtim ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetëve të caktuar nga partitë tjera.

“Ka indikacione që Lëvizja Vetëvendosje mund të shkojë drejt negocimit individual me deputetë të caktuar – përfshirë këtu ata të Nismës dhe mbase edhe të tjerë – për ta siguruar atë pragun minimal kushtetues prej 61 votash për zgjedhjen e kryetarit të kuvendit, por edhe për qeverinë e re”, thotë Cakolli për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se në rast se LVV-ja arrin të sigurojë votat e domosdoshme për votimin e kryetarit të kuvendit, atëherë konstituimi i këtij institucioni mund të bëhet brenda pak orësh.

Në këtë kontekst, ai nuk e sheh të pamundur që po të njëjtën ditë, më 15 prill, të caktohet edhe një seancë në kuvend për formimin e qeverisë së re, ndonëse procedurat sikurse propozimi i qeverisë së re nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe më pas nominimi i mandatares nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mund të marrin pak kohë.

“Shumica e brishtë me koalicion jostabil”

Edhe Besar Gërgi pajtohet që LVV-së i mjaftojnë dy javë për të parë se a mund të sigurojë 61 votat e deputetëve për votimin e kryetarit të kuvendit, konstituimin e këtij institucioni dhe formimin e qeverisë së re.

Ai nuk e përjashton mundësinë që kjo shumicë prej 61 votash të sigurohet bashkë me komunitetet joshumicë dhe deputetë të caktuar nga ndonjë parti tjetër.

Por, sipas tij, kjo shumicë në kuvend do të ishte “e brishtë”, ashtu sikurse edhe qeveria e re.

Në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike rajonale dhe globale, sipas tij, Kosovës i nevojitet një qeveri e qëndrueshme, e cila, siç thotë ai, është e pamundur të formohet pa një koalicion ndërmjet LVV-së dhe njërës nga dy partitë më të mëdha, PDK-së apo LDK-së.

“Në deklaratat publike, duhet të gërmojmë shumë thellë që të gjejmë ndonjë sinjal të dobët se ka ndonjë hapësirë për bashkëpunim. Por, nuk ka ndonjë deklaratë të qartë, qoftë nga Vetëvendosje, qoftë nga partitë e tjera, lidhur me krijimin e një koalicioni [qeverisës]. Në qoftë se gjenden numrat për formimin e një qeverie, në qoftë se kjo bëhet me numra shumë të brishtë, me një koalicion jostabil, atëherë kjo përsëri nuk i jep siguri Kosovës dhe popullit të saj në këtë situatë shumë të komplikuar gjeopolitike”, thekson Gërgi.

Ai shton se një qeveri e siguruar me, siç i quan ai “numra të brishtë” votash, nuk do të mund ta mbijetojë zgjedhjen e presidentit të Kosovës, që pritet në prillin e vitit të ardhshëm, kur përfundon mandati 5-vjeçar i presidentes Vjosa Osmani.

Zgjedhja e një presidenti të ri ose rizgjedhja e Osmanit, kërkon shumicën prej 80 votash në Kuvend, në dy runde. Nëse në dy rundet e para dështon zgjedhja për mungesë të këtij numri të votave, presidenti zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 votash, me kushtin që në seancë të jenë të pranishëm 80 deputetë, që nënkupton dy të tretat nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës.

Në këtë pikë, sipas Gërgit, të pritshme janë përplasjet në kuvend ndërmjet partive politike, të cilat mund të mos e krijojnë kuorumin e domosdoshëm. Dështimi i zgjedhjes së presidentit nga Kuvendi e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare./ Bekim Bislimi/ Radio “Europa e Lirë”

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh