BallinaSportiBarcelona ka triumfuar 3-0 përballë Osasunas

Barcelona ka triumfuar 3-0 përballë Osasunas

-

Pas vetëm 11 minutash lojë, Ferran Torres kaloi katalunasit në epërsi përmes një asistimi nga Alejandro Balde. 11 minuta më vonë, Dani Olmo ia doli të realizonte nga penalltia, ndërsa ishte një rigjuajtje, shkaku që lojtarët e Osasunas ishin futur në zonë më herët se goditja e spanjollit në top.

Për fatin e keq të Barcelonës, Olmo pësoi lëndim në minutën e 28-të, duke e liruar vendin për Fermin Lopez.

Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga Barcelona, por mysafirët nuk lejuan më hapësira si në pjesë të parë. Përkundër rezistencës së tyre, Blaugranasit ia dolën që të thyjnë defanziven e kundërshtarit dhe të shënojnë edhe golin e tretë. Në minutën e 77-të, Robert Lewandowski u asistua nga Fermin, për rezultatin final 3-0. Barcelona shkon në kuotën e 63 pikë, tri më shumë se Real Madridi, ndërsa në xhiron e 29-të takohen me Gironan, njofton tel.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen: Presidentja e Kosovës, forcë stabilizuese për vendin

0
SHBA-ja rithekson përkushtimin ndaj Kosovës dhe perspektivës së saj euroatlantike Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka shprehur mbështetje të fuqishme për presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula,...