Muaji mars ka sjellë një rritje të ndjeshme të interesit për librin në Shqipëri, duke reflektuar një tendencë pozitive në kulturën e leximit.
Krahasuar me marsin e vitit të kaluar, numri i shitjeve të librave ka shënuar një rritje të ndjeshme ndërsa vihet re edhe një ndryshim në mënyrën e leximit.
Më të rinjtë gjithnjë e më shumë zgjedhin platformat online për të lexuar librat e tyre të preferuar.
“Libraria ka gjithmonë lexues besnikë që janë këtu gjithë kohës. Gjithashtu shohim që po të njëjtët lexues kanë tendencë për të bërë porosi nëpërmjet web-it apo faqeve tona të social medias. Mund të themi që është hapur një formë e re, një rrjet i ri të të lexuarit të formës së saj nëpërmjet iBook, kjo ndoshta për t’i pasur në dispozicion për t’i lexuar dhe për t’i siguruar më lehtë nëpërmjet platformave”, tha librari Enriko Paja.
Sipas të dhënave nga libraritë dhe platformat e leximit online, disa nga librat më të shitur dhe më të lexuar gjatë këtij muaji kanë qenë:
“Vorbulla” – Genta Hodo
“Kaloje plugun mbi eshtrat e të vdekurve” – Olga Tokarczuk
“Porta e shtatë” – Klajdi Thaçi
Prania e autorëve shqiptarë në listat e librave më të shitur është një tregues i qartë i zhvillimit të letërsisë bashkëkohore shqiptare dhe i interesit të lexuesve për të eksploruar histori dhe tema të reja nga autorët Shqiptar./ Katerina Kule, rtsh.