Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Haga ndaloi Hashim Thaçin në funeralin e babait, Spiropali: Goditje ndaj vlerave njerëzore dhe parimeve të drejtësisë

by administrator
21:51 18/03/25
in Aktualiteti
Haga ndaloi Hashim Thaçin në funeralin e babait, Spiropali: Goditje ndaj vlerave njerëzore dhe parimeve të drejtësisë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on Facebook

Kryetarja e Kuvendit e ka konsideruar ndalimin nga ana e Hagës të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait, si goditje ndaj vlerave njerëzore dhe parimeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Duke folur në homazhet në nder të Haxhi Thaçit i cili ndërroi jetë dy ditë më parë, Spiropali u shpreh se ndalimi i Hashim Thaçit për të qenë i pranishëm në funeralin e babait të tij është një goditje edhe për vetë institucionet sovrane të Kosovës.

“Nuk i bën nder askujt përveç armiqve të lirisë fakti që Hashim Thaçi dhe udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë sot në 7 penxheret në Hagë si viktima të një drejtësie që po bëhet më tepër një iluzion dhe përditë e më tepër po shkallmon vlerat, parimet dhe standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe injoron e margjinalizon institucionet sovrane të shtetit të lirë e sovran të Kosovës dhe që amoraliteti dhe falsitetit të vet i vuri vulën me ndalimin e të burgosurit padrejtësisht dhe kundraligjërisht, Hashim Thaçit për t’i dhënë lamtumirën babait të vet”, u shpreh Spiropali ndërsa theksoi më tej se “Baca Haxhi, në vend të Hashimit kemi ardhur të të përcjellim ne të gjithë, nga Shqipëria dhe të gjithë shqiptaria, të qoftë i lehtë dheu i Burojës, dheu i Skënderajt, dheu i Kosovës. Të kam sjellë edhe një dorë nga dheu i Shqipërisë, lamtumirë atit të atit të pavarësisë së Kosovës”.

Ajo vlerësoi figurën e babait të Hashim Thaçit duke theksuar se Haxhi Thaçi ishte më shumë se një njeri i zakonshë. Sipas Spiropalit, ai ishte njeriu i mbrujtur me edukatën patriotike gjë të cilën sipas saj, ia trashëgoi edhe të birit, i cili u bë komandant i UÇK-së në luftën e Kosovës për liri.

“Shumë i nderuar Hashim që mungon në këtë përcjellje të babait tënd sepse padrejtësitë politike e kombëtare të burgosjes tënde e luftëtarëve të tjerë sot iu shtua edhe një padrejtësi njerëzore dhe morale. Haxhi Thaçi është shembulli se si një njeri i thjeshtë mund të bëhet një atdhetar i madh. Kjo është e mundur kur lidhjet e forta me njerëzit dhe përkushtimi i përditshëm i një burri që duket i zakonshëm shumëfishohen, ndriçojnë dhe frymëzojnë përkushtimin, sakrificat për atdheun për kombin, për njerëzit. Por Haxhi Thaçi ishte më shumë se kaq. Përkujdesja prindërore, edukata patriotike, devocioni i këtij plaku që u udhëhoq nga fryma e së drejtës dhe frymëzimit prej lirisë, i dhanë Kosovës një komandant e një luftëtar, një udhëheqës vizionar, kryeministrin e parë dhe presidentin e pavarur të Kosovës”, tha Spiropali, njofton rtsh.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh