BallinaAktualitetiOBSH: Ngjarjet ekstreme të motit të lidhura me klimën u rritën me...

OBSH: Ngjarjet ekstreme të motit të lidhura me klimën u rritën me 400% gjatë 50 viteve të fundit

-

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ( OBSH ) të OKB-së , gjysmë shekulli i fundit ka parë një rritje dramatike të ngjarjeve ekstreme të motit të lidhura me klimën.

Gjatë 50 viteve të fundit, ngjarjet ekstreme të motit janë rritur me 400% për shkak të ndryshimeve klimatike”, tha të mërkurën në “X”, Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën.

Agjencia e OKB-së vuri në dukje gjithashtu ndikimin e ndryshimeve klimatike në çështje të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet infektive, sëmundjet e frymëmarrjes dhe ato jo të transmetueshme, shëndetin mendor dhe lëndimet si mbytja.

“Ndryshimi i klimës nxit barrën e sëmundjeve të të gjitha llojeve”, shtoi ai. Më tej, ai bëri thirrje për veprime kolektive për të trajtuar krizën klimatike dhe ndikimin e saj në shëndet, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

PRESIDENTJA E KOSOVËS NË BALLON E MARINSAVE AMERIKANË, RIKUJTON MIQËSINË DHE...

0
Prishtinë – Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, organizuar me rastin e 251-vjetorit të...