0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Skiatorja e Shqipërisë përfundon në vend të 13-të në Kupën e Botës

Duhet ti lexosh

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, bëri paraqitje të mirë në disiplinën e sllallomit në Qendrën e Skive në Sestriere të Italisë.  Lara Colturi ka përfunduar në vend të 13-të me kohë më të dobët për një sekondë e 74 qindtat se fituesja e garës, amerikanja Mikaela Shiffrin.

Skiatorja amerikane sot regjistroi fitoren e 100 në Kupën e Botës.

Në renditjen e përgjithshme Brignone kryeson me 999 pikë, ndërsa Gut-Behrami 809 e Ljutiç 753, ndërsa Lara Colturi renditet në vend të tetë me 504 pikë.

Në sllallom Ljutiç kryeson me 489 pikë, e ndjekur nga Rast me 450 e Liensberger 384.

Renditja  

  1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:50.33
    2. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +0.61
    3. Paula Moltzan (SHBA) +0.64
    4. Katharina Liensberger (Austria) +0.76
    5. Cornelia Ohlund (Suedia) +0.84
    6. Emma Aicher (Gjermania) +1.10
    7. Lena Dürr (Gjermania) +1.13
    8. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +1.24
    9. Wendy Holdener (Zvicra) +1.25
    10. Andreja Slokar (Sllovenia) +1.30. /K.Goca

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit