0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Hendboll: Jahja – Xhema për herë të pestë në Ligën e Kampionëve, e drejtuan derbin e xhiros

Duhet ti lexosh

Për herë të pestë çifti i gjyqtarëve të Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja – Sherif Xhema, kanë drejtuar ndeshje në Ligën e Kampionëve për hendbolliste.

Të shtunën ata ishin të deleguar në derbin e xhiros së fundit të stinorit të rregullt. Në Lubjanë të Sllovenisë u takuan Krim Mercatori dhe skuadra kroate Podravka Vegeta.

Ndeshja e Grupit A ishte dramatike dhe përfundoi 30:29 për Krim Mercatorin.

Delegate e ndeshjes ishte gjermanja e njohur Jutta Ehrmann.

Paraqitja e dy gjyqtarëve tanë me thirrjet të EHF-së është vlerësuar shumë lartë.

Krim Mercatori përfundoi i katërti me 13 pikë, ndërsa Podravka e pesta me 11 pikë. Dy skuadrat do të paraqiten në plejof./K.Goca

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit