3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Presidentja Osmani: Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë

Duhet ti lexosh

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, Brian Mast.

Në një postim në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

“Diskutuam për lidhjen historike të Kosovës me Shtetet e Bashkuara – një aleancë e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta dhe përkushtim për paqe e siguri”, ka shkruar Osmani në Facebook.

E para e shtetit tutje theksoi se me administratën e presidentit Trump synojnë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. “Me administratën e Presidentit Trump, synojmë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.Mbështetja amerikane ka qenë dhe mbetet jetike për shtetin tonë!”, ka theksuar Osmani, njofton rtk.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit