BallinaFoto LajmMobilizohet Greqia/ Pas lëkundjeve sizmike, rritet frika për cunami

Mobilizohet Greqia/ Pas lëkundjeve sizmike, rritet frika për cunami

-

Autoritetet e Greqisë kanë dërguar forca speciale, ekipe shpëtimi, tenda dhe dronë në ishullin e Santorinit pasi në zonë u regjistruan qindra lëkundje sizmike.

Mes frikës për një tërmet më të madh që mund të shkaktonte një cunami, njerëzit u këshilluan të shmangin vijën bregdetare dhe ndërtesat e braktisura, të zbrazin pishinat dhe të përmbahen nga grumbullimi i një numri të madh në hapësira të mbyllura.

Ministria e Mbrojtjes Civile njoftoi se shkollat ​​do të mbyllen të hënën, si masë paraprake.

“Asgjë nuk mund të përjashtohet,” tha Kostas Papazachos, një profesor i gjeofizikës në Universitetin Aristotele të Selanikut, raportojnë mediat vendase.

“Dhe kjo është arsyeja pse po merren masa paraprake, pikërisht për të kufizuar ndikimin e një tërmeti më të fortë. Të dielën masa të ngjashme u morën në Amorgos dhe ishujt e afërt të Ios dhe Anafi, ekipet e shpëtimit në Santorini ngritën tenda në zona të larta në fusha basketbolli dhe në parkingje makinash, njofton oranews.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Sa stres të jetosh në Tiranë

0
Nga Lutfi Dervishi Nuk është hiç e lehtë të jetosh sot në Tiranë. Problemet e vjetra dhe të tranzicionit janë stivë dhe, për fat të...