3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Man City-Real Madrid luhet për të katërtin vit radhazi

Duhet ti lexosh

Në Champions League, për të katërtin vit radhazi, do të kemi përballjen mes Manchester City dhe Real Madridit. Dy gjigantët e futbollit europian do të përplasen sërish, por këtë herë në “play off” për kualifikim në 1/8 finale, duke e bërë duelin edhe më të tensionuar, pasi njëra nga skuadrat do të eliminohet nga kompeticioni.

Trajneri Pep Guardiola e komentoi kështu shortin: “Tani është bërë si një derbi, 4 vite radhazi kundër Real Madridit… Sidoqoftë, edhe Bayerni do të ishte një kundërshtar i vështirë. Shpresojmë vetëm të arrijmë në atë moment në gjendjen më të mirë të mundshme”.

Guardiola foli edhe për rikuperimin e Rodrit, fituesit të “Topit të Artë” 2024, i cili mund të përfshihet në listën e UEFA-s për pjesën e dytë të sezonit, pas dëmtimit serioz: “Gjithmonë kam menduar se me dëmtime të gjata duhet të respektojmë kohën e rikuperimit. Muajin e parë ishte në Madrid, tani është këtu me ne.

Është vërtet bukur ta kemi në dhomat e zhveshjes. Zëri i tij është shumë i rëndësishëm për ne. Gjëja kryesore është që të shërohet mirë. Sigurisht, nëse e pyesni, ai do të donte të luante që nesër, por trupi ka nevojë për kohë. Po ecën mirë me rikuperimin dhe ndjehet pozitiv çdo ditë. Do të shohim hap pas hapi se si do ta përfshijmë sërish në ekip”, njofton oranews.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit