BallinaDiaspora64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim

64 mijë aplikime nga diaspora, sot dita e fundit për regjistrim

-

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora, proces ky që prej javësh është shoqëruar me interesim të shtuar të qytetarëve jashtë vendit.

Ky regjistrim është një hap i rëndësishëm për pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ku vota e tyre shpesh konsiderohet vendimtare.

KQZ njoftoi dje se rreth 64 mijë votues nga diaspora kanë aplikuar deri tani për t’u regjistruar.

“Deri tani kanë aplikuar për regjistrim 63,997 votues nga diaspora. Mos e humb mundësinë tënde që zëri yt të dëgjohet! Afati i fundit për regjistrim: 6 dhjetor 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së në Facebook.

KQZ ka apeluar që të gjithë të interesuarit të përfundojnë aplikimin brenda afatit, duke kujtuar se pas datës së sotme sistemi i regjistrimit do të mbyllet, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pulla postare e `Rilindjes` i dhurohet Bibliotekës Kombëtare

0
Pulla postare e gazetës historike “Rilindja” i është dhuruar Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 80-vjetorit të themelimit të gazetës. Drejtoresha...