BallinaDiasporaOficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi

Oficerja e FSK-së Lirijona Bajraktari triumfon në Abu Dhabi

-

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirijona Bajraktari, ka zënë vendin e parë në trajnimin ndërkombëtar ushtarak dymujor të organizuar nga Shkolla Ushtarake për Femra “Khawla Military School” në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. Ceremonia përmbyllëse e kursit u mbajt të premten.

Për këtë arritje të Kosovës ka njoftuar Ambasada e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi.

“Fotoja e Nëntogerës sonë, Lirijona Bajraktari, teksa pranon çmimin e vendit të parë në kursin dymujor ushtarak në Abu Dhabi, është shpërndarë gjerësisht në mediat shtetërore dhe rrjetet sociale të Emirateve të Bashkuara Arabe. Krenarë me ty, Lirijona!”, është shkruar në Facebook e ambasadës.

Kosova u përfaqësua në këtë aktivitet ndërkombëtar nga tre oficere të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Shkolla ushtarake “Khawla Military School” funksionon nën patronazhin e Sheikha Fatima bint Mubarak, duke promovuar rolin e grave në shërbimin ushtarak në nivel ndërkombëtar, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZVICËR–KOSOVË: A DO TË BËHEN MË TË LIRA AJVARI, GOLDEN EAGLE...

0
ZVICËR – Marrëveshja e tregtisë së lirë mes Zvicrës dhe Kosovës ka hyrë në fuqi, duke hapur mundësi të reja për kompanitë që importojnë produkte...