BallinaAktualiteti26 prilli shpallet ditë zie kombëtare në nder të Papa Françeskut

26 prilli shpallet ditë zie kombëtare në nder të Papa Françeskut

-

Këshilli i Ministrave ka shpallur të shtunën, 26 prill 2025, ditë zie kombëtare në nder të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë më 21 prill.

Në shenjë dhimbjeje, respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprën e tij, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë. Gjithashtu, stacionet radiotelevizive, publike dhe private, janë ftuar që gjatë gjithë ditës të transmetojnë muzikë funebër.

Papa Françesku, i njohur për përulësinë dhe përkushtimin e tij ndaj të varfërve e të margjinalizuarve, kishte kërkuar një varrim të thjeshtë, larg praktikave tradicionale. Ai do të jetë Papa i parë pas më shumë se një shekulli që nuk do të prehet në kriptën e Vatikanit, por në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe në Romë, pranë ikonës së tij të preferuar të Madonës.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të shtunën, më 26 prill, në orën 10:00 në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe do të udhëhiqet nga Kardinali Giovanni Battista Re, Dekan i Kolegjit Kardinalor, njofton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gjermania reformon shërbimin e urgjencës mjekësore, ja çfarë ndryshon për shqiptarët

0
Bundestagu gjerman miraton reformën e urgjencës mjekësore, me synimin për të ulur mbingarkesën në spitale dhe për t’i orientuar pacientët drejt shërbimit të duhur....