BallinaSportiPërfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në...

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë

-

Tri ditë më vonë, më 17 nëntor, përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij grupi, ku do të përballet me Irlandën në udhëtim.

Ky është edicioni i parë për Kosovën në Ligën B të Ligës së Kombeve, ku në të njëjtin grup bëjnë pjesë edhe Austria dhe Irlanda.

Përballja e parë mes Kosovës dhe Izraelit në këtë edicion u zhvillua më 1 tetor në Debrecen të Hungarisë, pasi Izraeli ndeshjet si vendas i zhvillon në terren neutral.

Ndërkohë, dy përballjet e mëparshme mes këtyre dy përfaqësueseve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 përfunduan me rezultat 1-1 në Tel Aviv, ndërsa në Prishtinë Kosova triumfoi me rezultat 1-0.

Përzgjedhësi Franco Foda pritet që së shpejti ta publikojë listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit nëntor./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor

0
Tirana do të presë më 25 dhe 26 nëntor 2026 Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor (EU–WB6 Investment Forum), një aktivitet që synon...