POSTIMET E FUNDIT

Zvicra fiton 2:1 ndaj Kanadasë dhe vulos vendin e parë në Grupin B

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Kanadasë, në ndeshjen e fundit të Grupit B të Kampionatit Botëror në futboll. Me këtë triumf, Zvicra e kapitenit Granit Xhaka e siguroi vendin e parë në grup me shtatë pikë, ndërsa edhe Kanadaja u kualifikua në të 16-shin e finales me katër pikë.

Grupi B
Bosnja – Katari 3:1 (2:1)
Zvicra – Kanada 2:1 (0:0)

Tabela

1. Zvicra 3 2 1 0 7:3 7
2. Kanada 3 1 1 1 8:3 4
3. Bosnja 3 1 1 1 5:6 4
4. Katari 3 0 1 2 2:10 1

Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të.

Pjesa e parë solli disa raste të mira, sidomos nga kombëtarja zvicerane, por rrjetat mbetën të paprekura.

Zvicra – Kanada 2:1

Stadiumi “BC Place”, Vancouver.
Shikues: 50.000.
Gjyqtar: R. Abatti (Brazil).
Shënues:Vargas (46′)., Manzambi (57′) – P. David (76′)
Kartona të verdhë: Xhaka – Larin, Millar.
Zvicra: Kobel; Jaquez (Widmer 74′), Elvedi, Akanji, Ricardo Rodríguez; Xhaka, Manzambi (Fassnacht 85′), Sow (Aebischer 74′), Freuler; Vargas (Ndoye 80′), Embolo (Itten 85′).
Kanada: Crépeau; Johnston, De Fougerolles, Cornelius, Laryea (Shaffelburg 83′); Choiniere (Eustaquio 58′), Saliba, Buchanan (P. David  75′), Ali Ahmed (Millar 58′); Jonathan David, Larin (Oluwasey i58′). Zvicra e nisi furishëm pjesën e dytë dhe shënoi dy gola brenda 11 minutave. Në minutën e 46-të, Johan Manzambi asistoi për Ruben Vargas, i cili mposhti portierin Maxime Crépeau me një goditje të bukur në këndin e poshtëm të djathtë për epërsinë 1:0.

Në minutën e 57-të, Breel Embolo e gjeti Manzambin brenda zonës dhe ky i fundit realizoi me një goditje të fortë në këndin e poshtëm të djathtë, duke e dyfishuar epërsinë e zviceranëve. Kanadaja reagoi në minutën e 76-të. Vetëm pak çaste pasi u inkuadrua në lojë, Promise David shënoi nga afërsia për rezultatin 2:1./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB