BallinaDiasporaZulfaj në Forumin Strategjik të Bledit: Kosova synon statusin e vendit kandidat...

Zulfaj në Forumin Strategjik të Bledit: Kosova synon statusin e vendit kandidat në BE

-

BLED – Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka marrë pjesë në mëngjesin e punës për Ballkanin Perëndimor, të organizuar në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Takimi është organizuar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovenisë, Tone Kajzer, ndërsa në të kanë marrë pjesë edhe ministra të punëve të jashtme dhe të integrimit evropian nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fokus të diskutimeve ishte procesi i anëtarësimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe çështjet me interes të përbashkët.

Përmes një postimi në Facebook, Zulfaj tha se gjatë takimit ka theksuar prioritetin e Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Diskutuam për procesin e anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe çështjet me interes të përbashkët për rajonin. Theksova prioritetin tonë për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, deklaroi Zulfaj.

Ai vlerësoi se Kosova ka shënuar përparim në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik. Sipas tij, vendi është plotësisht i linjëzuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe mbetet i përkushtuar ndaj vlerave evropiane të përcaktuara në nenin 2 të Traktatit për Bashkimin Evropian.

“Avancimi i Kosovës drejt anëtarësimit në BE është në interes të BE-së dhe të rajonit. Do të bashkëpunojmë me Slloveninë për të avancuar anëtarësimin tonë në BE”, ka thënë Zulfaj.

Pjesëmarrja e Kosovës në diskutimet për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor vjen në kuadër të përpjekjeve të institucioneve të vendit për të avancuar procesin e integrimit evropian dhe për të siguruar mbështetje nga vendet anëtare të BE-së, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional...

0
Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) ka nisur sot trajnimin tradicional dyditor për stafin akademik dhe administrativ, i cili këtë vit zhvillohet nën temën “Inteligjenca...