BallinaDiasporaZëri i Mërgatës në Zhvillimin Ekonomik të Zvicrës

Zëri i Mërgatës në Zhvillimin Ekonomik të Zvicrës

-

Përgaditi: Dashnim HEBIBI

Zürich, 01 korrik 2025 – Mërgata jonë po dëshmon çdo ditë se suksesi dhe përfaqësimi i denjë nuk njohin kufij. Shqiptarët në Zvicër janë jo vetëm pjesë aktive e jetës ekonomike dhe institucionale, por edhe shembuj frymëzues për brezat që po rriten mes dy kulturave. Ky realitet u pasqyrua edhe sot në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, ku u zhvillua një takim i veçantë me dy zonja të suksesshme shqiptare që po kontribuojnë ndjeshëm në zhvillimin rajonal të kantonit të Cyrihut.

Konsullata pati kënaqësinë të mirëpresë:

  • Znj. Halime Memishi Fetishi – Zëvendësdrejtoreshë Menaxhuese dhe Drejtoreshë e Eventeve dhe Sponsorizimeve në FRZ – Flughafenregion Zürich, dhe
  • Znj. Besa Saramati – Leitern Finanzen & HR në FRZ – Flughafenregion Zürich.

Të dyja janë figura kyçe në organizatën ekonomike rajonale FRZ – Flughafenregion Zürich, një rrjet i fuqishëm që bashkon rreth 800 kompani, si dhe një numër komunash dhe organizatash të tjera në kantonin e Cyrihut.

Përmes angazhimit të tyre profesional, zonjat Memishi Fetishi dhe Saramati kontribuojnë në:

  • forcimin e zhvillimit ekonomik të rajonit,
  • promovimin e rrjetëzimit ndërinstitucional, dhe
  • krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim.

Z. Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor në Cyrih, këtë takim e përshkroi me këto fjalë të plota:

“Sukseset e mërgatës | Sot në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih, kishim kënaqësinë të mirëpresim dy personalitete të rëndësishme shqiptare, të suksesshme në jetën institucionale dhe ekonomike të Zvicrës.

Ky takim është një dëshmi e gjallë e rolit të rëndësishëm që mërgata shqiptare luan në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Zvicrës, duke dëshmuar se puna me përkushtim dhe vlerat profesionale sjellin gjithmonë rezultate të mëdha.

SAM24.info

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

KOHA QË HISTORIA TË SHKRUHET DREJT, KONTRIBUESIT E KAUZËS KOMBËTARE TË...

0
Nga Prof.Etem Xheladini Ka ardhur koha që historia jonë të dalë nga hija e interpretimeve ideologjike dhe të shkruhet mbi bazën e fakteve, dokumenteve, dëshmive...