BallinaAktualitetiZëri i Luginës së Preshevës që kërkon drejtësi: “Frymojmë me Kosovën dhe...

Zëri i Luginës së Preshevës që kërkon drejtësi: “Frymojmë me Kosovën dhe Shqipërinë”

-

/ Nga redaksia | 3 qershor 2025 /

Në një kohë kur zhvillimet gjeopolitike në Ballkan janë më të ndjeshme se kurrë, zëri i shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk guxon të mbetet në heshtje. Zëri i një njeriu me përvojë, mendim dhe mision të qartë – Dashnim Hebibi, doktor i shkencave politike, gazetar e poet me mbi tri dekada përvojë në media, publicistikë dhe diplomaci të paqes.

Në një postim të ndjerë dhe të fuqishëm në profilin e tij në Facebook, Hebibi ka shprehur thellësinë e lidhjes shpirtërore e historike që shqiptarët e Luginës kanë me Kosovën dhe Shqipërinë – një lidhje që nuk është vetëm gjeografike, por gjak, kujtesë dhe kulturë.

“Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithmonë i kemi pasur sytë kah Kosova dhe Shqipëria. Ne frymojmë me to – me gjakun, kulturën dhe historinë tonë të përbashkët. Sa më shumë që të ketë Kosovë dhe Shqipëri në Luginën e Preshevës, aq më shumë do të mund t’i mbrojmë dhe t’i forcojmë shtyllat e kombëtarizmit, identitetit dhe traditave tona në këtë trevë.”

Por mesazhi i tij nuk ndalet vetëm në nivelin emocional. Ai përçon një thirrje të qartë për përfshirje aktive politike, ekonomike dhe kulturore, duke theksuar se shqiptarët e Luginës nuk mund të mbesin spektatorë në zhvillimet që përcaktojnë të ardhmen e rajonit:

“Në një kohë kur kazani diplomatik po zie në Evropën Juglindore, është jetike që zëri i shqiptarëve të Luginës të mos mbetet në heshtje. Ne duhet të jemi pjesë e proceseve politike, ekonomike dhe kulturore që përcaktojnë të ardhmen e rajonit. Pa përfshirjen tonë, çdo tryezë mbetet e mangët dhe çdo zgjidhje e cunguar.”

Dashnim Hebibi, që jeton dhe vepron në Zvicër, është një zë i njohur për qasjen e tij të guximshme në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare dhe një ambasador i paqes i angazhuar ndërkombëtarisht për ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.

Mesazhi i tij nuk është thjesht një status në rrjetet sociale – është një kërkesë për drejtësi, përkujdesje dhe bashkërendim kombëtar, në një kohë kur heshtja mund të kushtojë shumë.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presidenti Begaj pranon letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës...

0
Presidenti Bajram Begaj ka pranuar sot letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, znj. Olga Cogen. Në një postim në rrjetet sociale,...