BallinaAktualitetiVota e diasporës, Dule: Ministrat monitorojnë asistencën teknike! Korrupsion zgjedhor...

Vota e diasporës, Dule: Ministrat monitorojnë asistencën teknike! Korrupsion zgjedhor…

-

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule në një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me votën e diasporës, ku shprehu shpresën se procesi do të sjellë një numër të lartë emigrantësh ku vota e tyre do të shpreh vullnetin e tyre për qeverinë dhe parlamentin.

Gjithashtu ai nuk la jashtë vëmendjes edhe problematikat dhe shqetësimet e para në lidhje me procesin, ku cilësoi se ka nevojë për asistencë dhe kjo mund të ofrohet nga kushdo pa u cënuar vija e kuqe për të mos kaluar në korrupsion zgjedhor.

Vangjel Dule: “Dëshiroj të përshëndes ata që kanë nisur që në momentin e parë të regjistrohen me intensitet inkurajues. Dëshiroj të shpreh urimin që procesi ë jetë sa më dinamik që deri në përfundim të tij të kemi një numër të konsiderueshëm emigrantësh që do të shprehin vullnetin e tyre për parlamentin dhe qeverinë e ardhshme.

Shpreh shpresën se procesi do të të vlerë e shtuar për dinjitetin dhe integritetin e votës, që janë të nëpërkëmbura në proceset zgjedhe që zhvillohen me prani fizike brenda vendit. Nuk mund të le jashtë vëmendjes edhe shqetësimet e para në lidhje e procesin. Ka nevojë për asistencë teknike. Ka struktura shtetërore, KQZ që mund ta japë këtë asistencë.

Është e mirëpritur asistenca e kujtdo, nga të rinjtë, por është një cak shumë i brishtë që të kalohet vija e kuqe dhe nga asistencë teknike të kalohet në korrupsion zgjedhor.

Kemi parë ministra që në postimet e tyre të shihet si monitorohet asistenca teknike e organizuar nga partitë. Nëse ky proces vijon, rrezikohet të shndërrohet në instrument të shndërrimit të votës në objekt të korrupsionit zgjedhor”, njofton oranews.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kur arkivat flasin, historia nuk mund të heshtë – Prof. Dr....

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Prof. Dr. Shkodran C. Imeraj, pas një viti hulumtim të pandërprerë, sjell një botim të veçantë mbi riatdhesimin e eshtrave të ushtarëve...