Cyrih Oberland, 10 tetor 2026 – Në pikën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Cyrih Oberland, siç mëson helveticALforum.ch u mbajt mbledhja e Kryesisë, gjatë së cilës, me votë unanime, Hava Kurti u zgjodh sekretare e Grupit të Grave të VETËVENDOSJE!-s (GVV).
Me këtë rast, Hava Kurti Krasniqi mori përgjegjësinë për ushtrimin e kësaj detyre, deri në zgjedhjet e mbrendëshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar me përkushtim, angazhim dhe vullnet të plotë në vazhdimin dhe fuqizimin e veprimtarisë së GVV-së.

Ajo u zotua se, përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, do të punojë për zgjerimin e aktiviteteve dhe rritjen e rolit të Gruasë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Pika Cyrih Oberland e uron Hava Kurti Krasniqi për zgjedhjen dhe i dëshiron suksese në ushtrimin e detyrës së re, me besimin se përkushtimi, bashkëpunimi dhe angazhimi i përbashkët do të sjellin rezultate të mira në forcimin dhe zgjerimin e veprimtarisë sonë.
Bashkë, me përkushtim dhe vendosmëri.
Lëvizja VETËVENDOSJE! – Pika Cyrih Oberland, përcjell helveticALforum.ch.










