POSTIMET E FUNDIT

Vizitë në Washington, ministri Malaj takon nënsekretarin amerikan për Çështjet Ekonomike

Ministri i Financave, Petrit Malaj gjatë vizitës zyrtare në Washington, ka zhvilluar një takim në Departamentin e Shtetit me Jacob Helberg, Nënsekretarin amerikan për Çështjet Ekonomike.

Kjo vizitë ka ardhur në kuadër të takimeve të përvitshme të delegacionit shqiptar me drejtuesit e Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Gjatë takimit në Departamentin e Shtetit, palët diskutuan mbi fusha me interes të përbashkët, ku në fokus ishte rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, sektori i energjisë jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe të sigurisë kombëtare, si dhe zhvillimet në rajon.

Nënsekretari Helberg vlerësoi rolin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë mbetet një partner i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor.

Nga ana e tij, ministri Malaj rikonfirmoi angazhimin e qeverisë shqiptare për krijimin e një klime të favorshme për investitorët e huaj, duke nënvizuar stabilitetin dhe rritjen ekonomike, si dhe vijimin e reformave.

Në përmbyllje të takimit, u diskutuan edhe sfidat globale dhe angazhimi i Shqipërisë në krah të partnerëve strategjikë, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB