Rektorja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Blerta Dragusha, zhvilloi sot një takim me znj. Francesca Pieracini, Drejtore e Selisë Qendrore të COSPE në Itali, e cila ndodhet në Shqipëri në kuadër të një misioni pune, si dhe me znj. Rozeta Gradeci nga COSPE Shkodër. Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet dhe iniciativat që COSPE zhvillon në Shqipëri, ndërsa diskutimi u përqendrua në mundësitë për projekte dhe bashkëpunime të ardhshme me Universitetin e Shkodrës.
Rektorja shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit institucional, duke theksuar rëndësinë e krijimit të partneriteteve të qëndrueshme dhe të projekteve me interes të përbashkët.
Në këtë kuadër, Rektorja propozoi nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe COSPE, i cili do të shërbejë si bazë për zhvillimin e aktiviteteve, projekteve dhe nismave të përbashkëta në të ardhmen.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe përfshirjes aktive të studentëve në projektet dhe aktivitetet e përbashkëta, duke krijuar mundësi për angazhimin e tyre, zhvillimin e kompetencave dhe përvojave të reja, si dhe lidhjen më të drejtpërdrejtë të tyre me projekte me dimension ndërkombëtar.
Takimi shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të partneriteteve ndërkombëtare të Universitetit të Shkodrës dhe krijimit të mundësive të reja për projekte në fushat me interes të përbashkët.
#UNISHK#LuigjGurakuqi#COSPE#Bashkëpunim#PartneriteteNdërkombëtare#HorizonEurope#Projekte#StudentiNëQendër#Shkodër#InternationalCooperation










