POSTIMET E FUNDIT

“Tulipanët” befasohen nga japonezët

Holanda ka startuar me një pikë në Grupin F të Kampionatit Botëror në futboll, pasi është ndalur në barazim 2:2 nga Japonia në një ndeshje shumë interesante të zhvilluar në Dallas. “Tulipanët” u befasuan nga japonezët, edhe pse ishin më të rrezikshëm në disa momente të lojës. Të gjitha golat e takimit u shënuan në pjesën e dytë, duke e bërë ndeshjen shumë dinamike dhe dramatike.

Në minutën e 3-të, Donyell Malen pati një rast të mirë nga afërsia, por u ndal me një pritje të shkëlqyer nga portieri japonez.

Holanda – Japonia 2:2

Stadiumi “AT&T”, Dallas.
Shikues: 70.000.
Gjyqtar: I.Elfath (SHBA). 
Shënues: van Dijk (51′), Summerville (64′). – Nakamura (57′), Ogawa (89′).
Kartona të verdhë: Summerville, Depay, van de Ven. Holanda: Verbruggen, Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven, Reijnders (Timber 70), De Jong, Gravenberch (Ake 81′), Gakpo (Brobbey 85′), Summerville (Koopmeiners 70′), Malen (Depay 70′).
Japonia: Suzuki, Ito, Taniguchi, Watanabe (Tomiyasu 75′), Doan (Sugawara 76′), Sano, Kamada, Nakamura, Kubo (Ogawa75′), Maeda (Ito 66′), Ueda (Shiogai 84′).

Në minutën e 51-të, Virgil van Dijk kaloi Holandën në epërsi me një gol me kokë, duke e dërguar topin në këndin e majtë të portës.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Keito Nakamura barazoi rezultatin 1:1 me një goditje mjeshtërore nga rreth 17 metra, duke e lënë portierin holandez të pafuqishëm.

Në minutën e 64-të, Crysencio Summerville riktheu epërsinë për Holandën me një goditje precize nga metra, për 2:1, duke lënë përshtypjen se fitorja po shkonte drejt “tulipanëve”. Megjithatë, në fund Japonia nuk u dorëzua. Në minutën e 89-të, Koki Ogawa shënoi golin e barazimit 2:2, pas një devijimi.

Në fund, Japonia arriti një pikë të madhe, duke “ngrirë” Holandën në minutat vendimtare të takimit.

Në ndeshjen e radhës, Holanda përballet me Suedinë, ndërsa Japonia takohet me Tunizinë./K.Goca/BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB