BallinaDiasporaTubim paqësor në Bronx: “Liri për çlirimtarët” para vendimit të Hagës

Tubim paqësor në Bronx: “Liri për çlirimtarët” para vendimit të Hagës

-

Nga Beqir SINA – Bronx, Nju Jork

Historia e çlirimit nuk shkruhet pa ata që e bënë të mundur…..! Video (kredit organizatori i tubimi-) https://youtu.be/IOLPNDXYji0?is=u3VSTq1kIMIGgWoV

Photos – slideshow (credit BeqirSina-) https://youtu.be/bNQmxRy7r1E?is=MFWBX37vrNJfsxYM

Të shtunën, 12 shtator 2026, sheshi në rrugën Gjergj Kastrioti Skënderbeu Way, Adams Place, në Bronx, u mbush me flamuj amerikanë, shqiptarë dhe të Kosovës.

Komuniteti shqiptar i Nju Jorkut, u mblodh në një tubim paqësor për të kërkuar liri, drejtësi dhe dinjitet për katër udhëheqësit e UÇK-së që presin vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë më 16 shtator: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Tubimi, ishte si pjesë e Ditës Ndërkombëtare të Veprimit, dhe u zhvillua në të njëjtën kohë me manifestime në Evropë, Kanada dhe Australi.

Organizatorë ishin prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ish-këshilltari i Qytetit të Nju Jorkut Mark Gjonaj, Batalioni Atlantiku dhe Shoqata e Veteranëve të UÇK-së.

Ndërsa qindra pjesëmarrës ishin bashkëtatdhëtar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës dhe të komunitetit Çamë, të gjithë nga zona e Tri-Shteshit.

Në qendër të këtij tubimi në Bronx – New York, qëndronin banderola me portretet e katër liderëve dhe sloganin “Liri për çlirimtarët / Stand with our KLA leaders”.

Si dhe një ekran që numëronte mbrapsht ditët që lidhen me aktivitetin “Ora e Pritjes”, të organizuar nga platforma “Liria ka Emër” në Prishtinë

Pas intonimit të himneve kombëtare të SHBA-së, Shqipërisë dhe Kosovës, u mbajt minutë heshtje për viktimat e 11 Shtatorit dhe për të rënët e luftës në Kosovë.

Moderatoi Djellza Pulatani, vajzë e një ish-luftëtari të UÇK-së, tha se liria nuk është fituar vetëm nga ushtarët, por nga i gjithë populli i Kosovës, nga e gjithë shoqëria, që besojnë vetëm në pafajësinë e tyre.

Ajo nëpërmjet fjalës së saj denoncoi atë që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë gati gjashtë vjet në Hagë, dhe sipas saj mbahen padrejtësisht.

Gjykata e Hagës , theksojë ajo, e rishkruan historinë duke i vënë viktimat në bankën e të akuzuarve. Ndërsa, kërkoj lirimin e të katërve duke ngritur zërin : Liri për çlirimtarët. Liria ka emër.

Pulatani theksoi po ashtu se sot bota duhet t’i dëgjojë shqiptarët, pasi ajo foli si bijë e një familjeje që derdhi gjak për të drejtën e ekzistencës.

“Çlirimi, tha ajo, nuk u bë vetëm nga ushtarët, por nga i gjithë populli, përkthyesit, mjekët, familjet që hapën shtëpitë e tyre, gratë që mbajtën komunitetet me të gjitha nevojat e kohës, dhe nënat e atyre familjve që ndan edhe bukën e gojës. Liderët e asaj lëvizjeje e kthyen rezistencën e popullit të Kosovës në luftë politike kundra okupatorit. Tani, ndërsa liria është realitet, për fat të keq ata rrinë të burgosur.

Gjykata e Hagës, mijëra kilometra larg, duket se po ndjek drejtësi sipas linjave etnike të një raporti pro-serb.

Ngase, viktimat janë në bankën e të akuzuarve, ndërsa agresori po shkruan provat. Kjo njollos kujtesën e çlirimit, turbullon kufirin mes shtypësit dhe rezistuesit dhe rrezikon të vërtetën historike” tha ajo.

Pulatani shtoi se :”Shqiptarët e dinë se çfarë vuajtën dhe përse u ngritën për të mbrojtur vetveten. Andaj ata sot besojnë në pafajësinë e katër burrave dhe i duan të katërt në shtëpi, te familjet, te populli, në Kosovë.”

Prefekti i kryeqytetit të Shqipërisë Shkëlqim Hajdari, solli përshëndetjet e Tiranës, teksa kujtoi protestën e 17 tetorit 2025 dhe theksoi se shqiptarët nuk kërkojnë mëshirë, por drejtësi.

Gjatë fjalës së tij, Hajdari përcolli përshëndetjet nga Tirana për shqiptarët e mbledhur në Bronx, ndërsa e cilësoi protestën si një tjetër shprehje të solidaritetit të shqiptarëve në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Në përfundim prefekti i Tiranës tha se kërkesa e shqiptarëve është drejtësia, jo mëshira apo privilegji.

Nga foltorja ngritën zërin për padrejtësinë duke kërkuar drejtësinë edhe komandanti i Batalionit Atlantiku, Gani Shehu, gazetarja Zana Mezini, Shefki Mexhuani, Nikoll Junçaj, por edhte ata që na dhanë kometet e tyre pas tubimit analisti Bleron Baraliu dhe ish-luftëtari Uk Lushi.

Shehu foli si ish komandant i batalionit Atlantiku, që u organizua nga Amerika, për t’i dalë zot Kosovës, dhe sot si kryetar e Shoqatës Atlantiku

Ai e nisi fjalën e tij duke u drejtuar nga ekrani i skenës :”Liri për këta burra, Liri për për Luftëtarët e Lirisë”

Ai solli kujtimet e burrave e grave që u nisën nga kjo anë e oqeanit, duke e cilësuar tubimin si vazhdim të betimit që ata morën atëherë që të mos lejohet që historia e çlirimit të rishkruhet nga ata, pra tha ai nga agresori.

Zana Mezini, gazetare nga Mitrovica dhe ish-luftëtare e Brigadës 142 në Zonën e Shalës, kujtoi mes të tjerave se në luftë kur ju bashkua UÇK ishte 18 vjeçe.

Ajo tha se nga Nju Jorku, me dorë në zemër dhe me një zë me ju mund të them “Liria ka Emër dhe ajo është UÇK-ja”

Mezini theksojë se forca e grave që zgjodhën qëndresën e jo tërheqjen është pjesë e së njëjtës histori që sot kërkohet të errësohet. Andaj ne të gjithë : “Nuk kërkojmë privilegj. Kërkojmë që e vërteta e atyre ditëve të mbetet e vërtetë”, tha ajo.

Shefki Mexhuani, ish-drejtor ekzekutiv i Fondit “Vendlindja Thërret” dhe figurë e themelimit të Batalionit Atlantiku, theksoi rolin e diasporës që, edhe larg vendlindjes, teksa mobilizoi mjete dhe njerëz për lirinë e Kosovës.

Ai ishte dhe pak kritik me diasporën kur tha se “kush e ndihmoi atëherë luftën mbrojtëse, nuk mund ta pranojë sot që çlirimtarët të trajtohen si të akuzuar politikë”.

Analisti Bleron Baraliu e quajti procesin lojë me zjarrin në komentin e tij për këtë tubim.

“Politika e turpshme e akomodimit të Serbisë, pas luftës, ndërsa përndjek udhëheqësit e UÇK-së që mbrojtën shqiptarët nga spastrimi etnik, mban erën e diskriminimit të vjetër. Nëse kjo padrejtësi kurorëzohet me dënime, Europa rrezikon paqen që pretendohet se mbron. Mos tentoni ta kriminalizoni lirinë tonë. Ne jemi të bashkuar dhe nuk do të lejojmë askënd ta rishkruajë historinë tonë.” tha Baraliu

Uk Lushi, investitor dhe ish-ushtar i Batalionit Atlantiku, tha se gjykimi ka treguar se çdo akuzë është aludim pa prova, në dëm të Kosovës.

“Prokuroria ngriti akuzë politike, tha ai dhe e humbi seriozitetin juridik kur paraqiti prova nga Serbia. Kjo i bie sikur liderët e Izraelit të gjykoheshin me dokumente naziste. Kjo vet tregon se gjykimi tashmë është fituar, moralisht nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Është koha që Gjykata duhet të lëshojë verdiktin e pafajshëm. Dhe, të katër ata burrat e Kosovës, duhet të kthehen në Prishtinë më 16 shtator.”

Mesazhi që u dëgjua nga Bronx mbeti i njëjtë me atë të diasporës kudo në këtë tubim në Prishtinë : Liri. Drejtësi. Dinjitet. Historia e çlirimit nuk shkruhet pa ata që e bënë të mundur…..!

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mërgata shqiptare në Milano kundër Edi Ramës: Protesta e 17-të, paralajmërohet...

0
Nga Arsim Mulliqaj – Milano, 13 shtator 2026 NGA SHESHI I MILANOS, ZËRI I MËRGATËS SHQIPTARE NUK HESHT Mërgata shqiptare në Itali nuk e ka ndërmend...

TRUNGU ËSHTË VETË FAMILJA