BallinaEKSKLUZIVETrump mbledh këshillin e sigurisë për krizën në Ngushticën e Hormuzit

Trump mbledh këshillin e sigurisë për krizën në Ngushticën e Hormuzit

-

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thirrur një takim urgjent në Dhomën e Situatave në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar krizën në Ngushticën e Hormuzit dhe negociatat me Iranin, raportoi Axios dhe zyrtarëve amerikanë.

Në takim morën pjesë zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, si dhe sekretari i Thesarit Scott Bessent. Të pranishëm ishin gjithashtu shefja e stafit të Shtëpisë së Bardhë Susie Wiles, i dërguari special Steve Witkoff, drejtori i CIA-s John Ratcliffe dhe kryetari i Shefave të Përbashkët të Forcave të Armatosura Dan Caine.

Sipas raportimeve, tensionet në rajon janë rritur sërish pavarësisht përparimeve të mëparshme në bisedimet mbi programin bërthamor të Iranit. Trump deklaroi se Teherani “u bë pak i sjellshëm”, por paralajmëroi se SHBA nuk do të lejojë “shantazh” dhe se situata mund të përshkallëzohet nëse nuk arrihet marrëveshje.

Ai shtoi se bisedimet me Iranin po vazhdojnë dhe se pritet një vendim brenda ditës nëse palët do të ecin përpara drejt një marrëveshjeje, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqyrtimet dhe aprovimet për shtetësinë amerikane

0
Metuku Law PC Zyra Ligjore Metuku Law PC ka monitoruar nga afër rënien drastike të shqyrtimeve dhe aprovimeve për shtetësinë amerikane (N-400), një situatë që...