BallinaAtdheuTirana shpall “Qytetarë Nderi” katër ish-drejtuesit e UÇK-së

Tirana shpall “Qytetarë Nderi” katër ish-drejtuesit e UÇK-së

-

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton propozimin për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar sot propozimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për t’u akorduar titulli “Qytetar Nderi” i kryeqytetit katër ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Vendimi mori mbështetjen e plotë të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, duke bashkuar votat e mazhorancës dhe opozitës në vlerësimin e kontributit të katër figurave në historinë e Kosovës dhe në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Titujt e nderit janë shoqëruar me motivacione të veçanta për secilin prej tyre, ku theksohet roli i tyre gjatë luftës në Kosovë, përfaqësimi politik dhe lidhjet e veçanta me Tiranën.

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi vlerësohet për kontributin e tij në Luftën Çlirimtare të Kosovës, përfaqësimin politik dhe angazhimin në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë. Në motivacion nënvizohet gjithashtu roli i tij në forcimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve me Tiranën.

Kadri Veseli

Kadri Veseli nderohet për kontributin e tij në radhët e UÇK-së dhe për angazhimin në procesin e çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës. Motivacioni veçon gjithashtu përpjekjet për afrimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi vlerësohet për rolin e tij gjatë luftës çlirimtare dhe përfaqësimin politik të Kosovës. Në motivacion theksohet edhe lidhja e hershme me Tiranën, e cila gjatë periudhës së luftës ishte një nga qendrat kryesore të mbështetjes për Kosovën.

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi vlerësohet për kontributin e tij ushtarak në radhët e UÇK-së dhe për lidhjen e veçantë me kryeqytetin shqiptar. Motivacioni nënvizon qëndrimin e Tiranës pranë popullit të Kosovës gjatë periudhës së luftës.

Vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës i bashkon kështu katër ish-drejtuesit e UÇK-së me një nga titujt e nderit që akordohet nga kryeqyteti shqiptar. Nderimi i tyre në Tiranë shënon një tjetër moment në marrëdhëniet e veçanta historike dhe njerëzore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa kontributi i figurave të luftës dhe periudhës së shtetndërtimit të Kosovës vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e kujtesës dhe debatit publik shqiptar, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Begaj pret Ursula von der Leyen: Integrimi në BE, objektivi strategjik...

0
Presidenti i vendit Bajram Begaj ka pritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku i ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj Shqipërisë...