Shtëpi që të kujtojnë Mesjetën, një lumë që rrjedh paqësisht nëpër qytet dhe një liqen që pasqyron siluetat madhështore të Alpeve që e përqafojnë atë. Ky është Thuni, një qytet me 45,000 banorë në kantonin e Bernës, në Zvicrën gjermanishtfolëse. Qetësia e tij u ndërpre për disa orë për të festuar triumfin e ekipit vendas në Superligë, divizionin më të lartë të futbollit në vend.
Dhe të mendosh që ky ekip, sezonin e shkuar luante në kategorinë e dytë dhe nuk kishte fituar kurrë një titull në historinë e tij 128-vjeçare. Por, në një pasdite të vonë pranvere, historia u rishkrua.
E renditur në vendin e parafundit sa I përket vlerës së skuadrës, Thun I dha fund gjemonisë prej më shumë se dy dekadash të Bazelit, Young Boys dhe Zurihut që kishin ndarë mes tyre të gjithë trofetë që nga viti 2004. Por mrekullia e ndërtuar nga drejtori sportive Donikik Abrecht, me një buxhet vetëm 1 milion euro në këtë sezon dominoi që në javët e para të kampionatit, ndërsa nisi shkëputjen në krye të renditjes pas pushimit dimëror derisa vulosi titullin kampion.
Çdo sukses i këtij lloji ka edhe historitë e veçantë të secilit Protagonist. Një prej tyre është Ethan Meichtry, I pagëzuar me emrin “Yamal I Thun”, që vetëm pak vite më parë punonte në
mirëmbajtjen e autostradave. Pjesë e këtij triumfi janë edhe dy lojtarë me origjinë shqiptare, Valmir Matoshi dhe Kastriot Imeri, të dy titullarë të padiskutueshëm në mesfushën e kampionëve të rinj të Zvicrës.
Triumfi i Thun I bashkohet arritjeve të tilla të pakta në historinë e futbollit, sa I përket skuadrave që fitojnë titullin në sezonin e parë pas promovimit.
Më të famshmet janë ato të Kaiserslautern në Bundesligë në vitin 1998, Nottingham Forets në Premier League në Vitin 1978 dhe Monaco në Francë në të njëjtin vit, transmeton abcnews.




