BallinaAtdheuTerras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar...

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik 

-

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka reaguar pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e ulët në votime tregon zhgënjimin e qytetarëve me situatën politike në vend. Sipas Terras, ky nivel i ulët i pjesëmarrjes reflekton frustrimin publik të shkaktuar nga paqëndrueshmëria dhe bllokadat politike. Ai thekson se për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të çuar përpara proceset e reformave, është i domosdoshëm bashkëpunimi ndërmjet partive politike.

“Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e parakohshme të #Kosovës tregon se njerëzit janë të frustruar nga kaosi politik. Bashkëpunimi ndërpartiak është i nevojshëm për ta rikthyer vendin në rrugën e duhur dhe për të ecur drejt BE-së”, shkruan ai./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Arbitrët shqiptarë në arenën evropiane, Florian Lata gjykon sfidën Riga FC...

0
UEFA i beson arbitrimit shqiptar një tjetër detyrë në garat evropiane. Florian Lata do të jetë arbitri kryesor në përballjen e UEFA Conference League,...