POSTIMET E FUNDIT

Takim domethënës mes Rektorit Edmond Hajrizi dhe Wesley Clark Jr.: Trashëgimia e paqes dhe partneritetit për Kosovën

Rektori i Universitetit UBT, Edmond Hajrizi, zhvilloi një takim të veçantë dhe domethënës me Wesley Clark Jr., djalin e gjeneralit të njohur amerikan Wesley Clark, ish-Komandant Suprem i Forcave të NATO-s në Evropë.

Ky takim u karakterizua nga një atmosferë respekti dhe mirënjohjeje, duke rikujtuar një nga periudhat më vendimtare në historinë moderne të Kosovës. Gjatë bisedës, Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë historike të rolit që ka luajtur gjenerali Wesley Clark në udhëheqjen e ndërhyrjes së NATO-s, e cila çoi në çlirimin e vendit dhe hapjen e një epoke të re për popullin e Kosovës.

Ai nënvizoi se paqja, liria dhe prosperiteti që gëzon sot Kosova nuk janë vetëm rezultat i përpjekjeve të brendshme, por mbartin edhe një trashëgimi të rëndësishme ndërkombëtare, ku një vend të veçantë zë kontributi i familjes Clark. Sipas tij, roli vendimtar i gjeneralit Clark mbetet një gur themeli në historinë e shtetndërtimit dhe stabilitetit në rajon.

Nga ana e tij, Wesley Clark Jr. shprehu vlerësimin për mikpritjen dhe për përkushtimin e institucioneve arsimore në Kosovë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e edukimit, inovacionit dhe zhvillimit shoqëror.

Takimi u përmbyll me diskutime mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke përfshirë arsimin, teknologjinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe me një mesazh të përbashkët për forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe partnerëve të saj strategjikë ndërkombëtarë, transmeton UBT, përcjell helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB