BallinaDiasporaTakim dhe bashkëpunim për dialogun ndërfetar në Zvicër

Takim dhe bashkëpunim për dialogun ndërfetar në Zvicër

-

Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, Fehm ef. Abazi, priti në takim z. Karl Hans Heinrich Weber, bashkëpunëtor dhe përkrahës i komunitetit musliman shqiptar. Z. Weber ishte i shoqëruar nga imami Azir Aziri, imam në xhaminë IKRE në Thun.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit dhe planifikimit të përbashkët për forcimin e dialogut ndërfetar dhe ndërkulturor në Zvicër, si dhe për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve fetare dhe institucioneve shtetërore zvicerane.

Në emër të Komunitetit Musliman Shqiptar, Fehm ef. Abazi shprehu mirënjohjen për vizitën e dytë të z. Weber, për angazhimin e tij, bashkëpunimin korrekt dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj komunitetit musliman shqiptar.

Biografi e shkurtër

Karl Hans Heinrich Weber, i lindur më 23 shkurt 1941 në Menziken të Zvicrës, është specialist në teknikë dhe informatikë, me një karrierë të gjatë në Ushtrinë Zvicerane dhe në shërbimin federal.

Ai ka shërbyer si nënoficer profesionist, mësimdhënës specialist dhe drejtues projektesh në fushën e teknologjisë ushtarake. Në kuadër të Shërbimit Informativ Ushtarak, ka shërbyer në Ambasadën e Zvicrës në Washington, D.C., si shef zyre dhe asistent i atasheut të mbrojtjes.

Pas pensionimit, vazhdoi angazhimin profesional në fushën e informatikës dhe ndoqi studime teologjike në Universitetin e Fribourgut.

Që nga viti 2018 është aktiv në dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor, duke kontribuar në forcimin e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve, njofton DAIGS, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Holanda tërheq mbështetjen: FIFA ka nevojë për lidership të ri

0
Kriza rreth Gianni Infantinos në FIFA thellohet. Pas disa federatave europiane, edhe Federata Holandeze e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen për presidentin aktual...