POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho nuk është më trajner i Shqipërisë, nuk ka rinovim me brazilianin

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin me trajnerin e Kombëtares, Sylvinho. Brazilianit i ka përfunduar kontrata dhe palët nuk kanë rinovuar. Lajmi do të zyrtarizohet në një konferencë shtypi që do të mbahet sot.

Po në këtë konferencë do të mësohen detaje edhe në lidhje me trajnerin e ardhshëm të kuqezinjve, ku kandidat kryesor është një italian.

Sylvinjo e mori drejtimin e Shqipërisë në vitin 2023 dhe arriti ta kualifikonte në Europianin e fundit, duke bërë paraqitje shumë të mira në kualifikuese. Kontrata e tij u rinovua me 6 muaj pak kohë më parë nga FSHF-ja dhe ky ishte një sinjal për ndarjen me këtë trajner.

Bashkë me Sylvinho-n pritet të largohen edhe ndihmësit e tij, braziliani Doriva dhe argjentinasi Zabaleta, transmeton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB