BallinaAtdheuKFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

KFOR-i pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

-

Zëvendës Komandanti i misionit të NATO-s KFOR, Brigadier Gjeneral Federico Collina, priti sot ambasadorin norvegjez në Kroaci, Arne Sannes Bjørnstad, në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë. KFOR-i njofton se vizita ofroi një mundësi të vlefshme për të shkëmbyer perspektiva mbi situatën e sigurisë në Kosovë. Gjeneral Collina theksoi angazhimin e KFOR-it për të krijuar një ambient të qëndrueshëm dhe të sigurt për të gjithë banorët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet dhe qytetarët e Kosovës, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...