Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

“Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Rama: Simbol i transformimit

by administrator
19:50 12/03/25
in Aktualiteti
“Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Rama: Simbol i transformimit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook

Kryeministri Edi Rama ka komentuar transformimin e Tiranës në eventin e titulluar “Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”. Ai ka theksuar se fazat e zhvillimit të kryeqytetit shqiptar janë vlerësuar e njohur ndërkombëtarisht.

Ai përmendi vlerësimet ndërkombëtare nisën me shpalljen e Tiranës “Kryeqytet i Rinisë” në vitin 2022, në 2023 mori titullin “Kryeqyteti Evropian i Sportit” dhe në 2024 u njoh si “Kryeqyteti i Turizmit”.

“Desha ta nis duke ju referuar një shprehjeje të Eqerem Çabejt, që thotë ‘nëse do të njohësh një komb, ec në rrugicat e tij’. Sot nuk është e thjeshtë të ecësh në rrugicat e qytetit tonë për arsye të një transformimi që është transformimi më i madh që qyteti ka njohur në historinë e tij. Sot ato rrugica dhe rrugët e Tiranës në tërësi janë dëshmitarë të një transformimi te jashtëzakonshme dhe për të 4 vit me radhë zgjidhet si një ndër kryeqytetet ku diçka i mbetet të mbaj në formën e një pishtari të ndezur. Në 2022 kryeqyteti i rinisë, në 2023 kryeqyteti evropian i sportit, 2024 kryeqytet i turizmit dhe këtë vit kryeqyteti mesdhetar i kulturës dhe dialogut që do të thotë që këtë transformim nuk e shohim vetëm ne por dhe të tjerët që na kanë parë si kemi qenë dhe si jemi dhe na respektojnë dhe admirojnë për sa shumë kemi arritur të bëjmë”, u shpreh Edi Rama.

Rama theksoi edhe marrëdhëniet harmonike ndërfetare që e karakterizojnë vendin. Ai tha gjithashtu se ky status i bën shqiptarët më tërheqës për vizitorët dhe do të kontribuojë në forcimin e rolit të Shqipërisë si një urë mes Lindjes dhe Perëndimit përmes Mesdheut.

“Ky moment i Tiranës si kryeqytet mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut shkon përtej Tiranës si vlerësim për kulturën dhe mënyrën tonë të bashkëjetuarit ku harmonia fetare është shumë d.m.th. saqë Papa Francesku e pagëzoi si vëllazëri fetare. Të qenit kryeqytet mesdhetar dhe kryeqytet evropian na bën nder dhe për faktin që Mesdheu është 1.000 gjëra bashkë dhe fakti që ne e kemi përqafuar këtë na bën edhe më shumë tërheqës dhe do na jap mundësinë që të jermi një urë e Mesdheut. Ky vit është një shans për ta forcuar më të këtë mesazh dhe shumë shpejt do të lancojmë një konkurs të madh kombëtar të cilin e kemi konceptuar bashke me presidentin e Emirateve te bashkuara që është konkursi për një park të madh të besim që është një ide e hershme që i ka ardhur koha për tu realizuar dhe fal bashkëpunimit me ta kemi përcaktuar territorin i cili do të jetë në periferi të kryeqytetit një park i madh që do të jetë hapësirë për të gjithë besimtarë dhe jo besimtarë. Do të jetë një park ku vizitorët do të gjejnë të gjitha lulet, bimët apo frutat që përmenden në librat e shenjtë”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se Tirana do të ofrojë një gamë të gjerë aktivitetesh kulturore gjatë vitit, duke përfshirë ekspozita, koncerte dhe ngjarje të tjera që do të theksojnë dhe pasqyrojnë vlerat e qenies mesdhetare. Rama theksoi se këto aktivitete do të kontribuojnë në forcimin e pozicionit të Tiranës si “Kryeqyteti i Kulturës në Mesdhe”, duke e bërë qytetin një qendër të rëndësishme kulturore në rajon dhe më gjerë.

“Tirana do të ketë një numër të madh aktivitetesh ekspozitash, koncerte dhe ngjarje kulturore që do të krijojnë mozaikun e qenies mesdhetare në funksion të të qenit kryeqytet i kulturës në Mesdhe. Kam bindjen dhe besimin që Tirana nuk e ka zbuluar potencial e vet me një pamje të transformuar”, tha Rama, njofton rtsh.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh