BallinaDiasporaKomuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër avancon bashkëpunimin me qarqet akademike

Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër avancon bashkëpunimin me qarqet akademike

-

Lozanë, 12 nëntor 2026 – Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ), Fehim ef. Abazi, i shoqëruar nga mr. Rijad ef. Aliu, anëtar i Kryesisë së KMSHZ-së dhe përgjegjës për Zvicrën frankofone, zhvilloi në Lozanë një takim me dy personalitete të respektuara: Prof. Dr. Barbara Hallensleben dhe z. Karl Hans Heinrich Weber. Takimi u zhvillua në kuadër të vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërfetar, ndërkomunitar dhe akademik.

Prof. Dr. Barbara Hallensleben është profesoreshë e njohur ndërkombëtarisht në fushën e Dogmatikës dhe Teologjisë së Ekumenizmit në Universitetin e Fribourg-ut. Ndërkaq, z. Karl Hans Heinrich Weber është specialist në fushën e teknikës dhe informatikës, me një karrierë të gjatë në Ushtrinë Zvicerane dhe në shërbimin federal. Që nga viti 2018, ai është i angazhuar në dialogun ndërfetar dhe ndërkulturor, duke kontribuar në forcimin e mirëkuptimit, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës ndërmjet komuniteteve. Ai është njëherësh bashkëpunëtor dhe përkrahës i vazhdueshëm i Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër.

Në takim ishte i pranishëm edhe imami Azir ef.Aziri, nga Xhamia IKRE në Thun.

Ky ishte takimi i dytë me Prof. Dr. Barbara Hallensleben, me të cilën KMSHZ-ja ka nisur një proces të rëndësishëm bashkëpunimi. Takimi shërbeu për të vazhduar bisedimet e mëparshme, si dhe për të konkretizuar disa nga idetë dhe nismat e përbashkëta, të cilat synojnë të japin kontribut në të mirë të komuniteteve fetare dhe të shoqërisë zvicerane në përgjithësi.

Gjatë një bisede të gjatë dhe konstruktive, u diskutua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit në fushën e dialogut ndërfetar, komunikimit ndërmjet komuniteteve, si dhe ndërtimit të urave të bashkëpunimit me institucionet universitare dhe organet kompetente shtetërore në Zvicër.

Vëmendje e veçantë iu kushtua hartimit të planeve dhe programeve të përbashkëta, identifikimit të fushave me interes të ndërsjellë, si dhe realizimit të projekteve që do t’u shërbejnë anëtarëve të komuniteteve tona dhe do të kontribuojnë në zhvillimin e jetës fetare, kulturore e shoqërore.

Gjatë takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë e plotë për ta avancuar këtë bashkëpunim, duke u mbështetur në parimet e mirëbesimit, sinqeritetit, respektit të ndërsjellë dhe përgjegjësisë së përbashkët. Vlerësimi i përbashkët ishte se dialogu dhe bashkëpunimi i mirëfilltë ndërmjet institucioneve dhe traditave fetare nuk kanë alternativë, por përbëjnë një domosdoshmëri për ndërtimin e një shoqërie të hapur, paqësore dhe gjithëpërfshirëse.

Kryetari i KMSHZ-së, Fehim ef. Abazi, shprehu mirënjohjen e tij të veçantë për Prof. Dr. Barbara Hallensleben, për gatishmërinë, angazhimin dhe kontributin e saj akademik në avancimin e dialogut ndërfetar. Njëkohësisht, ai falënderoi z. Karl Hans Heinrich Weber për përkrahjen e vazhdueshme, angazhimin dhe mbështetjen e çmuar ndaj Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër.

Mirënjohje e veçantë iu shpreh edhe të gjithë profesorëve, akademikëve dhe personaliteteve të tjera, të cilët kanë dëshmuar gatishmëri për të ndërtuar ura bashkëpunimi me komunitetin tonë.

Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër mbetet i përkushtuar që, përmes dialogut, bashkëpunimit institucional dhe partneritetit të qëndrueshëm, të japë kontributin e tij në forcimin e mirëkuptimit ndërfetar, bashkëjetesës dhe harmonisë në shoqërinë zvicerane.

Takimi përfundoi në një frymë të ngrohtë miqësore, me zotimin e përbashkët për vazhdimin e kontakteve dhe konkretizimin e nismave të diskutuara.

Me respekt dhe mirënjohje,

Kryesia e Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ta përkrahim projektin inovativ “FOOD 360°” të nxënësve të Gjimnazit “Zef...

0
Rron Ramadani Hapni linkun më poshtë dhe votoni, ju merr vetëm 1 minutë nga koha juaj! https://milioner.mk/.../0913afd1-066f-4272-95bb-152f386a75b8 FOOD 360° është një platformë digjitale inovative që lidh...