/ Nga: Dashnim HEBIBI, Cyrih /
Në zemër të rrezikut!
Speciale: Foto aktuale e motorit. Në Burkina Faso, një nga vendet më të paqëndrueshme në Afrikën Perëndimore, situata është gjithnjë e më sfiduese. Rebelët që kontrollojnë zona të tëra veprojnë jashtë çdo ligji, shpesh duke i vendosur në shënjestër civilët.
Ata nuk ngurrojnë të akuzojnë njerëz të pafajshëm si bashkëpunëtorë të forcave të sigurisë apo kontrabandistë. Një situatë e tillë ka ndodhur edhe me mikun e z. Qemajl Sermaxhaj, i cili ka rrëfyer për sam24.info se një shqiptar, Dashnor Balliu, është përballur me akuza të rënda të pabazuara nga rebelët – si kontrabandist i diamantëve. Por Dashnor Balliu nuk është një njeri i zakonshëm.
Ai është në një mision të pazakontë, humanitar dhe historik. Me një guxim të jashtëzakonshëm dhe vendosmëri të palëkundur, ai po përpiqet të bëhet shqiptari i parë që hyn në Librin e Ginisit për një mision të tillë në një zonë lufte. Përkundër vështirësive të mëdha dhe kërcënimeve të përditshme, Balliu nuk ka ndërmend të dorëzohet. “Ka shumë vështirësi, por qëllimi është i fortë.
Kjo është arsyeja pse unë jam këtu,” – thuhet se ka deklaruar ai për miqtë e tij më të afërt. Dje kemi publikuar një shkrim më të detajuar për misionin e tij. Për ata që nuk kanë mundur ta lexojnë, po e japim linkun më poshtë dhe i urojmë shëndet dhe fat që ta realizoje qëllimin e tij të madh.
Linku i shkrimit:
https://sam24.info/nje-shqiptar-me-motor-po-ecen-boten-per-te-hyre-ne-librin-e-ginisit/