Njoftim: Shoqata “Atdheu” ka kënaqësinë të ju njoftojë se është themeluar Dega e Gruas pranë strukturës sonë organizative.
Kjo iniciativë vjen si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të gruas në jetën shoqërore dhe kulturore të komunitetit tonë në mërgatë. Dega e Gruas do të angazhohet për të krijuar hapësira bashkëpunimi, për të organizuar aktivitete me karakter shoqëror, kulturor dhe humanitar, si dhe për të përfaqësuar me dinjitet zërin e grave tona.

Ftojmë të gjitha gratë bashkatdhetare të jenë pjesë e kësaj nisme të rëndësishme, duke kontribuar me përvojën, idetë dhe vullnetin e tyre për të ndërtuar së bashku një komunitet edhe më të fortë, të bashkuar dhe aktiv.
Me respekt,
Shoqata “Atdheu”
Fatushe Ameti – Kryetare
Albulena Iseni – Nënkryetare
Rejhane Memeti – Arkatare
Teuta Destani – Sekretare
Sevxhane Memeti – Antare.
Nga: Shoqata “Atdheu” në Bad Ragaz/Zvicër