/ Nga: Atdhe GECI, Gjermani/
Çdo pëllëmbë toke është e shenjtë
luftë bëjmë për të mbajtur për vete
dheu i atdheut është tepër i dashur
ai brenda ka gjuhën dhe territorin.
Bijë të Janinës, Dodonës e Atikës
ne nuk guxojmë të harrojmë ecjen,
Republikë e Çamërisë na thërret:
u thoshte një i urtë nxënësve të tij.
Nuk mund t´i numëroj pikat e ujit
në krua, në përrua, në lumë e det
retë vazhdimisht sjellin të reshura
erëra të forta, stuhi, dhe bubullima.
Shqiptar, nxirre nga mielli at ́ që e
ke fshehur, shembi demonët tuaj
flaki nga skena mohuesit e gjuhës
atdheu në çdo kënd është i shenjtë.
Nuk ka më shqip se gjuha shqipe
Nuk ka më shqip se shkrimi saj
Nuk ka më shqip se pellazgë-iliri
Nuk ka më shqip se sa Shqipëri!
(Poezi nga libri në dorshkrim “Iliada shqiptare”)